Ata që shtrojnë pyetje të vështira, të tilla si: “pse gjendemi këtu?”, “ prej nga e nxjerrim moralin?” dhe “çfarë realisht do të thotë të jesh përtokë?”, i kanë dhënë njerëzimit njohuri të mahnitshme filozofike, si dhe udhëzime etike.

Për fat të keq, reflektimi me tepri mbi këto çështje mund të çojë ndonjëherë në dalldi trurin e filozofëve, duke nxjerrë në pah presionin më shumë se sa duhet!

Pastaj përsëri, ndoshta është paksa një çmenduri e vogël ajo që i çon filozofët e mëdhenj drejt përpjekjeve për të kërkuar përgjigje mbi këto çështje.

William James

Mjeku, psikologu dhe filozofi William James, është i mirënjohur për punën e tij mbi filozofinë e fesë dhe atë të pragmatizmit, duke kërkuar të zbulojë sesi duhet të veprojë dikush, kur nuk ka njohuri të së vërtetës përfundimtare. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij (njëri prej të cilëve ishte romancieri i madh Henry James), ai vuajti nga sëmundje të ndryshme në rininë e tij, si fizike ashtu edhe mendore. Sëmundja e tij mendore, e njohur në atë kohë si “krizë nervore”, përfshinte periudha të veçanta dhe të rënda depresive të cilat zgjasnin për muaj më radhë, dhe gjatë të cilave ai mendonte të vetëvritej. Pavarësisht nga këto shqetësime, James botoi gjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq nga një krizë në zemër në të gjashtëdhjetat e tij.

John Stuart Mill

Një nga figurat kyçe të rrymës së utilitarizmit, John Stuart Mill qe një fëmijë i paracaktuar të bëhej dikushi, ndaj dhe babai i tij kërkoi qëllimisht ta edukonte që në moshë të re me filozofi. Mësimet intensive të babait të tij, shkaktuan në fund efektet e veta negative, dhe në moshën 20-vjeçare ai u godit nga një ezaurim nervor dhe depresioni, që sçi e shpjegoi më vonë i vinte për shkak të privimit nga një fëmijëri e vërtetë. Mill u shërua dhe vazhdoi studimet universitare përmes një burse, që përfshinte publikimin e librit të tij “Mbi lirinë” – një vepër thellësisht e rëndësishme filozofike, dhe një nga tekstet themelore të liberalizmit.

Soren Kierkegaard

I konsideruar si gjyshi i ekzistencializmit, apo ndoshta ekzistencialisti i parë, Soren Kierkegaard ishte thellësisht kritik ndaj filozofëve idealistë të kohës së tij si Hegelit dhe Schellingut. Ai kishte në fokus jetën si një “individ i vetëm”, duke vënë theksin tek zgjedhjet personale dhe realitetin njerëzor. Ai e cilësoi depresionin si një dështim, duke u shprehur se personi në depresion ka patur gjithmonë “një mundësi të barabartë ose ndoshta më të madhe të gjendjes së kundërt”. Kjo pikëpamje është edhe më prekëse, kur e kupton se vetë Kierkegaardi, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij, vuanin nga simptomat e depresionit të thellë. Kierkegaard citohet të ketë thënë: “Depresioni im është mësuesi më besnik që kam njohur…”!

Michel Foucault

Michel Foucault u angazhua në studime kritike mbi institucione të tilla sociale si psikiatria dhe burgjet, ndërsa shkrimet e tij mbi diskursin dhe pushtetin qenë thellësisht me ndikim gjatë pjesës së dytë të shekullit të XX-të dhe më gjerë. Rëndësia e tij në filozofi dhe nëpër një shumëllojshmëri disiplinash akademike, është shënjuar nga fakti se ai është një nga dijetarët që citohen më shpesh në shkencat humane. Autori i teksteve të tilla si “Çmenduria dhe Qytetërimi”, ndikimi i tij i shquar në lëvizjen anti-psikiatrike është i dukshëm – sidomos duke pasur parasysh faktin se ai mori një diplomë në psikologji dhe ndoshta më e rëndësishmja, vuajti mundimet e depresionit akut, që madje e çuan në përpjekje për vrarë veten.

Paul Feyerabend

Paul Feyerabend punoi mbi 30 vjet në Universitetit të Kalifornisë, duke punuar në fushën e filozofisë së shkencës. Ai pati një qasje anarkike ndaj shkencës, duke hedhur poshtë urtësinë e përbashkët se mund të ketë rregulla universale metodologjike. Vepra e tij më e famshme, “Kundër metodës”, provokoi reagime të forta dhe ai u mor me polemika, duke u përballur njëkohësisht edhe me depresionin e tij të madh, që i detyrohej kryesisht intensitetit të madh të punës të tij. Në fakt, në autobiografinë e tij ai i referua atij si “depresioni besnik”, duke e krahasuar sëmundjen e tij me një kafshë shtëpiake.

Sokrati

I njohur zakonisht si themeluesi i traditës filozofike perëndimore, Sokrati nuk ishte i rezervuar të fliste në lidhje me atë që sot ne tani mund ta përshkruajmë si sëmundja e tij mendore. Ky sinqeritet vinte pa dyshim nga bindja e tij e hapur se çmenduria, kur frymëzohet nga perënditë, mund t’i japë njeriut bekimet e tij më të mëdha – si dashuria, poezia dhe vetë filozofia. Sokrati u mbështet në “shenjën e tij demoniake” ose zërin e pavarur në kokën e tij, për ta paralajmëruar kur qe duke bërë një gabim. Ishte ky zë që e mbajti atë larg hyrjes në politikë.

David Hume

Martin Heidegger e përqendroi filozofinë e tij mbi konceptin e “qenies” me librin e tij “Qenia dhe Koha”, që konsiderohet si një nga veprat filozofike më me ndikim të shekullit të XX-të. Anëtarësimi i tij i Partisë Naziste dhe mbështetja për Hitlerin, e bën veprën dhe jetën e tij të diskutueshme. Ai u ndalua ta japë mësim pas një seance denazifikimi të vitit 1945. Ai pësoi një ezaurim nervor, dhe ndërsa mund të jetë e sjellshme të besohet se kjo ndodhi për shkak të fajit të tij për bashkëpunimin me nazistët, por është më e mundur që turbullimi i tij i brendshëm, të jetë ushqyer nga perspektiva e humbjes së karrierës universitare që ai kishte munduar të ndërtonte.

Adam Smith

Autor i “Pasuria e Kombeve”, vepra e parë e ekonomisë moderne, Adam Smith qe një figurë e rëndësishme në Iluminizmit Skocez, dhe njihet si babai i kapitalizmit. Megjithatë, ekzistenca e tij nuk përbëhet vetëm nga përkushtimi ndaj punës shkencore. Ai filloi të vuajë nga çrregullime mendore kur ishte duke studiuar në Oksford, dhe që tanimë mendohet të ishin simptomat e një ezaurimi nervor. Gjatë jetës së tij ai njihej se flite me vete dhe vuante nga sëmundje imagjinare, si dhe mungesa kronike e vëmendjes, që shkaktoi incidente të tilla si ecja për 15 milje jashtë qytetit, i veshur vetëm me këmishën e natës.

Friedrich Nietzsche

Siç e deklaroi vetë dikur, nëse e vështroni për një kohë të gjatë humnerës edhe ajo ju vështron juve. Shqetësimi që Friedrich Nietzsche kishte me vullnetin për pushtet dhe vdekjen e Zotit, mund të kenë qenë ato që e çuan drejt çmendurisë. Një histori e përsëritur shpesh, tregon gjunjëzimin e tij përballë një kali që ishte duke u fshikulluar me kamxhik nga i zoti, dhe në fund të shekullit të XIX-të, ai filloi të dërgojë letra të çuditshme ku detajonte vuajtjet imagjinare.

Ndërsa ideja e një mendje kureshtare të shkatërruar nga vetë studimet e tij është tërheqëse, mjekët e diagnostikuan asokohe me sifilis terciar, dhe diagnozat e mëvonshme përfshinin sëmundje maniako-depresive me psikozë periodike dhe çmenduri frontotemporale. Ndikimi i tij është ende i fortë shkollën postmoderniste nihiliste dhe ekzistencialiste të filozofisë.

Martin Heidegger

MUND TË JU PËLQEJNË