Lëkurë që shkëlqen, të pastër e të shëndetshme, rini që zgjat, pamje që lë pa fjalë? Kjo është lista e ëndrrave të seciles femër.

Të apasionuara pas dukjes, femrat duan që të shkëlqejnë 24 orë në 24. Ne, ishim në një nga klinikat më moderne që ëahtë hapur së fundit në Ferizaj. “DermoBy Simoneta” është klinika estetike që bënë diferenncen në gjithçka, duke nisur nga profesionalizmi, shërbimet, metodologjia e punës dhe aparatura e sofistikuar.

U pritëm nga Simoneta Bajrami, pronare e “DermoBy Sinoneta”, e cila na hapi dyert e kësaj klinike estetike të ndërtuar me stil dhe që ofronte komoditetin e duhur për të qëndruar qetë dhe në paqe të plotë gjatë kohës se kryerjes së tretmaneve, ndërhyrjeve, apo shërbimeve të bukurisë.

Simoneta, është shkolluar për Biokimi në Prishtinë, ka marrë mesime dhe jashtë vendit, madje edhe në Tubingen në një nga Universitet prestigjioze të mjeksisë, e tutje edhe në vende si Zvicër, Shkup e Tiranë.

Siç mësuam, sektorin mjekesor-estetik e udheheq vetë biokimistja-estetistja e mjkesisë estetike te avancuar Simoneta Bajrami, që se fundi ka perfunduar gjithashtu edhe Akademinë e Estetikës në Tiranë, ndërsa sektoret e tjera udhëhiqen nga persona pergjegjes për secilin shërbim që kërkohet.

Ajo, që në fillim na tregoj se kjo qendër ndahet në dy sektore, në atë të mjeksisë estetike dhe sektorin kozmetiko-estetik, ku ofrohen shërbime si grim, flokë, thonjë, qerpik, vetulla, etj.

Së fundi, në shumë vende ofrohen edhe ndërhyrje estetike, por tek kjo qendër ato bëhen me një profesionalizëm shumë të lartë, produktet më cilësore dhe kujdes krejt të veçantë. Në “DermoBy Simoneta” realizohen ndërhyrje me fillers, botox, mezoterapi, etj.

“Gjithashtu kryejnë edhe shërbimet me Hyaluron Pen, shumë i preferuar sidomos nga moshat me te reja, pasi nuk paraqet dhimbje. Kjo, përdoret edhe për fryerjen e buzëve”, na tha Simoneta.

Në këtë qendër që secila femër trajtohet me kujdesin më të madh, e ku ofrohen shërbimet e klasit botëror, është edhe linja kozmetike, ku pubojnë profesionistët më të dëshmuar dhe me produktet kozmetike më kualitative.

Simoneta thekson se linja kozmetike si makeup, flokë l, qerpike thonje , vetulla etj. është sektor i ndarë nga pjesa e mjekesisë estetike.

“Gjithçka edhe në këtë pikë realizohet me përkushtim. Përgjithesist në qendrën tonë punojnë femra të çertifikuara për punën qe bëjnë. Shumë prej tyre kanë eksperiencë pune mjaftë të gjatë. Duket theksuar që puna që bëhet tek ne është edhe shumë higjenike dhe profesionalizmi është maksimal”.

Pika e fortë e “DermoBy Simoneta” është se brenda një objekti, klientet mund të marrin të gjitha shërbimet, duke filluar nga ato të estetikës mjeksore e deri tek aplikimi i grimit, një seri sherbimesh të flokëve, qerpikët, vetullat, thonjët…

Pronarja e “DermoBy Simoneta”, tregon se formula për të pasur sukses është profesionalizmi dhe sinqeriteti. Pra, kaq mjafton që triumfit ti vihet kurorë.

Më poshtë, mund të shikoni një galeri me punën që bëhet në “DermoBy Simoneta”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË