Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Yllza Hoti e ka quajtur të turpshme vendimin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas saj, kush voton sot pro këtij mocioni, tradhton votën e marrë me 6 tetor. “Po e tradhtoni popullin që ju mundësoi të jeni sot këtu”, u shpreh ajo.

Më tej, deputetja nga Prizreni theksoi se disa çlirimtarë, nën petkun e politikanëve, e keqpërdoren pasurinë e Kosovës.

“Ju që mburreni se luftuar për çlirimin, pas çlirimit, përdorët armë politike. Për përftime personale. Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë për t’ju falënderuar që luftuar për çlirimin, por nuk do t’ua falin që pasluftës ta ndani Kosovën për kalkulimet e juaja. Me sa duket, edhe diçka keni harruar: Një popull i tërë është duke ju përcjellë deri po bëni pazar. Nëse diçka na keni mësuar këto 20 vitet e fundit është që juve nuk ju besohet”, është shprehur ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË