Një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, pak ditë më parë, ndërsa fliste në parlament, nuk mundi ti përmbante lotët.Çdo ditë, vdesin tetë persona që unë personalisht i njoh, por tani, Bergamo duhet të ringrihet – thotë ai. Dhe videoja e fjalës së tij, është bërë virale.

Është një moment dramatik për tokën time, po humbasim gjyshërit tanë. Nuk dimë më ku ti çojmë të vdekurit – thotë deputeti nga Bergamo.

Ndjej shumë trishtim, dhe dhimbje, kur shoh se si po e përballojnë njerëzit e mi, një tragjedi të tillë.
Kush e njeh- shkruajnë mediat italiane, nuk e ka parë kurrë me sy të përlotur.“Është e vërtetë”, thotë vetë ai, “nuk jam tip që qaj.

Deri më tani më kish ndodhur që të prekesha nga gëzimi, vetëm për rezultatet e Atalantës, përveç çështjeve private, por tani, është diçka krejt tjetër…

”Qyteti i Bergamos, është shndërruar në fakt në epiqendër të koronavirusit në Itali. Pamjet që vinin nga ky qytet, me spitalet e tej ngarkuara dhe me trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin, kanë tronditur jo pak. Të prekurit në qytet mendohet se janë nga 17 deri në 23 mijë.

MUND TË JU PËLQEJNË