Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Qytetarët që nga orët e para të mëngjesit kanë dalur për të kryer obligimin e tyre qytetarë, shkruan “Kosovarja”.

Për të votuar ka dalur edhe kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Blerta Deliu.

Deliu e cila është ndër femrat më aktive në politikën kosovare, pasi ftoi qytëtarët të dalin për të votuar, ajo pati edhe disa fjalë.

“Sapo votova për një Kosovë perendimore, me zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve. Dilni votoni edhe ju për t’i dhënë Kosovës një Qeveri të fortë, e gatshme për tu përballur me sfidat që na presin”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË