Një grua me tre fëmijët e saj është dëbuar nga shtëpia në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur, Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gruaja me fëmijët është dërguar tek familjarët e saj.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se së bashku me tre fëmijë është dëbuar nga shtëpia nga i dyshuari. Viktima është dërguar tek familjarët e saj”, thuhet në raport. /Indeksonline/