Gjykata Speciale po vazhdon të dërgoj ftesa për kosovarët. E fundit u dërgua mbrëmë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, shkruan “Kosovarja”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja e cila ka thënë se është kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Ndërkohë që pritet të intervistohet gjatë muajit shtator.

E pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i cili ngriti lartë karakterin dhe vlerat e deputetes.

“Nderin dhe vlerat tuaja, do t’i kenë lakmi shumë breza.”, tha Hardinaj përmes një statusi në facebook.

Kurse ironizoi me ata që e futën në listë e rrejshme të veteranëve duke thënë se mbase pas kësaj ftese do e bëjnë veterane. “Shpresoj që tash do të bëjnë veterane!”, vazhdoi tutje deputeti.

Kujtojmë se javë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn. Ku edhe kjo ftesë ishte kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË