Partitë politike, krerët e tyre, anëtarët dhe të gjitha strukturat, tashmë janë vënë në lëvizje për të thënë fjalën e tyre para popullit.

Nesër pritet të shpërbëhet Parlamenti, andaj fushata, ndonëse jo zyrtarisht, tashmë ka nisur.

Sot, në Prishtinë është organizuar një koktej nga strukturat partiake të “AAK”-së, ku i pranishëm ishte edhe Daut Haradinaj, i cili edhe ka thënë disa fjalë para të pranishmëve.

Në faqen e tij në “Facebook”, deputeti i “AAK”-së, që konsiderohet të jetë një nga forcat më të mëdha politike në vend, ka thënë se është mahnitur me mobilizimin e qytetarëve të Prishtinës.

Ai, shkruan se është u bindur që fitorja është e sigurtë në rrugëtimin e “AAK”-së me synimin e madh që Kosovën ta bëjnë 100 % shtet.

MUND TË JU PËLQEJNË