Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka mbajtur takim në fshatin Isniq të Pejës.
Përmes një postimi që ka bërë në llogarinë personale Facebook, Daut Haradinaj ka potencuar se me përkrahjen e Isniqit fitorja do të jetë bindëse me 6 tetor.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kur e ke Isniqin në krah, e qe sonte e pashë që janë më shumë se 100%, fitorja në këtë anë do jetë bindëse dhe natyrisht pjesë e fitores se madhe me 6 tetor.
Numri 119 po kthehet në vulën e shtetësisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet.
Na priftë e mbara!
DH