Sot me rastin e rënies së heroit Gjeneral Skender Çeku, deputetit Daut Haradinaj bëri homazh tek varri i tij, shkruan “Kosovarja”.

Këtë e bën të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook, tek sipër imazheve shkruan këto fjalë:

“Sot në 21 vjetorin e rënies së heroit Gjeneral Skënder Çekut, bëmë homazhe tek varri i tij.
Skënderi ishte vizionar i pashoq në përpjekjet tona për liri dhe jo rastësisht ai ishte i pari që e nisi mobilizimin dhe fortifikimin e magjistrales Pejë-Deçan .

Bombardimi i madh që bëri Serbia dhe luftimet frontale, e lanë të plagosur rëndë Gjeneralin famëmadh Skender Çekun. As përpjekjet e mëdha të mjekëve nuk arriten ta shpëtonin.
Po këtë ditë u plagos rëndë Binak Dina, ai humbi tërësisht dorën.

Në ditën e përgjakshme u plagosën edhe shumë tjerë, por plagë të rënda mori edhe Gani Elezi që ende rënkon nga plagët.

Kjo betejë e larë me gjakun e viganëve të kombit tonë do mbahet në kujtesën tonë si njëra nga ngjarjet që edhepse me humbje, e mposhti regjimin Serb.
Lavdi Gjeneral Skënderit dhe gjithë atyre që e nderuan kombin dhe atdheun me jetën e tyre.”

/Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË