Po fejohet Andi, djali i këngëtarit Ramadan Krasniqi-Dani. Andi është djali i vetëm i këngëtarit, të cilit i ka dedikuar edhe këngë, shkruan “Kosovarja”.

Kur lindi Andi, Dani dhe bashkëshortja e tij tashmë e ndjerë, bënë një banket të madh në Pejë. Me rastin e lindjes së djalit, Dani krijoi edhe këngën dedikuese, që edhe sot e kësaj dite mbetet këngë e bukur gëzimi.

E, tani, Andi i Ramadan Krasniqit është bërë për fejesë. Siç kuptojmë, ai po fejohet me një vajzë që quhet Dafina, e cila jeton larg Kosovës.

Siç kuptojmë, Dani me familje do të udhëtojnë për në vendin ku jeton e përzgjedhura e të birit. Këngëtari ka thënë se ceremonia do të jetë private dhe se aty do të jenë të ftuar rreth 50-60 persona, shkruan “Kosovarja”.

Nuk do të ketë të ftuar nga estrada./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË