Psikologia Julianne Holt-Lunstad, autore e studimit të lidhjes mes miqësisë dhe vdekshmërisë të botuar në PlosMedicine, pasi ka analizuar të dhënat e mbi 300,000 njerëzve thotë se: “Të mos shqetësosh për marrëdhëniet shoqërore mund të jetë po aq e dëmshme sa të mos bësh sport, të pish alkool ose pirja e 15 cigareve  në ditë”.

Shtatë vjet më vonë, studiuesi William Chopik sqaron se kjo lidhje është  e fortë gjatë shkollës së mesme kur miqësia bëhet një mbështetje themelore. Rezultatet e raportit të tij, të botuara në revistën Personal Report – në të cilën morën pjesë 280,000 njerëz nga afro 100 vende – lidhen me lumturinë dhe shëndetin e mirë të të rriturve me praninë e miqësive të frytshme në jetën e tyre.

Prandaj, ata me një mjedis më të fortë shoqëror kishin më pak sëmundje kronike, të tilla si diabeti, hipertensioni, problemet psikiatrike ose ndërlikimet koronare. “Kjo është arsyeja pse duhet investuar në ata njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë”, thotë studiuesi në Universitetin e Miçiganit (SHBA).

Shkenca konfirmon se dalja me miqtë është një ndihmë e madhe për shëndetin mendor

Holt-Lunstad dhe Chopik nuk janë të vetmit. Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit (Mbretëri e Bashkuar) arriti në përfundimin se mjedisi shoqëror është i rëndësishëm në të gjitha fazat e jetës, pasi pa se adoleshentët kanë më pak rrezik për të paraqitur simptoma depresive, nëse ata ndjehen të mbështetur nga miqtë e tyre. Në këtë kuptim, psikologu Inés Moreno thekson se “kultivimi i zonës sociale na ndihmon të jemi më të qetë, të menaxhojmë më mirë stresin dhe t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër”.

Nga ana tjetër, psikologia Jara Pérez shton se këto studime tregojnë se “të kesh një rrjet social që na bën të ndjehemi mirë, të mbrojtur dhe të mbështetur, do të thotë që ne jemi në gjendje t’i plotësojmë nevojat tona në mënyrë efektive dhe ky është një parashikues i qartë i shëndetit. Nivelet e stresit dhe pasigurisë ulen, kështu që ndjehemi më të lumtur”.

Me kalimin e viteve, a është më e vështirë të bësh miq?

Nëse mendoni se keni lënë pas dore miqtë tuaj, nuk është kurrë vonë që të rifilloni lidhjet e vjetra ose të filloni të reja. Psikologët thonë qw kur jemi të rritur, ne jemi më të përgatitur se kurrë për të hapur marrëdhëniet dhe për të treguar atë që na nevojitet vërtet. Me kalimin e kohës, zhvillimi dhe pjekuria jonë personale lidhen me njëra-tjetrën sepse ne kemi kapacitet më të madh për të vendosur kufij dhe për të mbrojtur të drejtat tona”, vazhdoi Moreno.

“Fakti që ne kemi dikë pranë, na bën të ndjehemi më të qetë. Edhe nëse miqësia është e rëndësishme për jetën, kur kalojmë nëpër momente vendimtare si një divorc, të kesh këtë mbështetje është thelbësore”, përfundon Pérez. Në këtë linjë, shkencëtari George MacKerron bashkëpunoi me Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike në Londër për të filluar aplikacionin Mappiness, funksioni i të cilit nuk ishte gjë tjetër veçse analizimi i gjendjes shpirtërore të mbi 60,000 njerëzve në periudha të ndryshme të jetës. Rezultatet nuk lanë vend për dyshime: mbi 8% e pjesëmarrësve ishin më të lumtur se kurrë kur ishin me miqtë e tyre, 5.9% ndërsa ndanin kohën me partnerët e tyre dhe vetëm 2.9% gjetën kënaqësi duke e rrethuar veten me anëtarët e tjerë të familjes.

MUND TË JU PËLQEJNË