Në orët e para të ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook konfirmoi dy raste pozitive me koronavirus në Shqipëri.

Bëhet fjalë për babë e bir. Djali, 28 vjeç kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë. Ndërkohë “abcnews.al” zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

MUND TË JU PËLQEJNË