Dafina Zeqiri ndonëse e angazhuar, krahas projekteve në llogarinë e saj të Instagramit nuk mungojnë as pozat provokuese.

Kënëgtarja e mirënjohur, për mbi një milion ndjekësit e saj sjell vazhdimisht fotografi dhe video që komentohen dhe pëlqehen shumë.

Dafi së fundi ka mbajtur koncert në Jal, ku para mbrëmjes muzikore edhe ka shijuar bregdetin e mrekullueshëm shqiptarë.

Ajo nuk ka hezituar që për adhuruesit e saj të tregoj trupin plotë tatuazh e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, gjersa para pasqyrës ka provokuar me lëvizjet.

Dafina vazhdon të jetë në formë të mirë fizike dhe njihet si një femër me shumë stil.

Ndërkohë, projekti i saj i fundit është ‘Bye Bye’ që erdhi në bashkëpunim me reperen e njohur, Tayna./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË