“Lule Lule” në bashkëpunim me Lumi B është hiti i fundit i këngëtares Dafina Zeqiri, këngë kjo që u mirëprit nga publiku. Remake i këngës së vjetër, po shihet si një verzion shumë i arrirë, që po dëgjohet me ëndje gjithëandej, shkruan “Kosovarja”.

Dafina ja ka dalë sukseshëm që të jetë këngëtare IN për shumë vite, e kjo falë një pune dhe angazhimi të madh që ajo ka bërë për ta arritur këtë status shumë të lakmuar.

Çka i ndihmoj këngëtares për tia dalë mbanë? “Për të arritur diku dhe për të arritur diçka, duhet besimi në vetvete”, thotë Zeqiri, transmeton “Kosovarja”.

Dafina, po ashtu ka thënë se vetëm me vetbesim njeriu mund të realizoj atë që synon.

Dhe, kjo duhet të shërbej si këshillë e mirë për të gjithë ata që kanë ambicie për tu bërë dikushi në jetë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË