Ora është kthyer, temperaturat po bien, ditët po shkurtohen: dimri nuk është duke ardhur, faktikisht është këtu!

Çka është çrregullimi sezonal i disponimit?
Çrregullimi sezonal i disponimit është një lloj i depresionit që kryesisht shkaktohet kur i afrohemi ditëve të ftohta, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë i njohur edhe si “depresioni dimëror”, kjo sëmundje mund t’i lë bartësit me një numër simptomash psikologjike, duke përfshirë disponimin e ulët dhe irritimin.

Ndonëse është normale që disponimi i një personi të ndikohet nga ndryshimi i sezoneve, ku njerëzit ndihen dukshëm më të lumtur në mot me diell dhe anasjelltas, çrregullimi sezonal i disponimi njihet si çrregullim i shëndetit mendor i cili mund të ketë ndikim të dukshëm në jetën e përditshme të dikujt.

Sipas hulumtimeve, kjo sëmundje i prek rreth 29% të britanikëve gjatë muajit dimër.

Cilat janë simptomat?
Simptomat e çrregullimit sezonal varen nga personi në person, por kryesisht përfshijnë disponimi e ulët, humbjen e kënaqësisë në aktivitetet e përditshme, lodhjen, gjumë më të gjatë se zakonisht dhe një dëshirë më të madhe për të konsumuar karbohidrate.

Si trajtohet?
Trajtimet kryesore të kësaj sëmundje janë terapitë me komunikim dhe terapia me dritë – ku pacientëve u rekomandohet ta blejnë një kuti me dritë që e stimulon ekspozimin në rreze të diellit – zakonisht këto mbahen në dhomat e fjetjes.

Disa pacientëve mund t’u përshkruhet edhe përdorimi i antibiotikëve.

MUND TË JU PËLQEJNË