Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, edhe kjo mund të shkaktojë lodhjen. Porse, çfarë nëse nuk jeni të vetëdijshëm se bëni gjumë të pamjaftueshëm dhe jo të shëndoshë?

Gjendja e këtillë quhet apne ose gërhitja – çrregullim i gjumit që shkakton ndërprerje momentale të frymëmarrjes

Apnea e gjumit është një ndër problemet shëndetësor në rritje në Turqi. Edhe pse njerëzit nuk e marrin seriozisht, apnea e gjumit është një çrregullim gjumi që mund të çojë në sëmundje serioze dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës. Otolaringolog Dr. Bahadır Baykal tha se apneja e gjumit është shkaku i shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, hemorragjinë cerebrale dhe urthin. “Megjithatë, kërcënimi më i madh është depresioni”, tha Baykal.

“Një gjumë i mirë gjatë natës nuk është një luks, por një domosdoshmëri, apnea e gjumit shkakton thyerje në gjumë, kështu që personi që nuk mund të fle sa duhet gjatë gjithë natës.” Studimet tregojnë se apnea e gjumit mund të shkaktojë sëmundje kërcënuese për jetën “, shtoi ai.

Apnea gjatë kohës së gjumit, e shkaktuar me obstruksion të rrugëve të larta të frymëmarrjes, më së shpeshti shfaqet te personat të cilat kanë peshë të tepërt, ata me histori familjare të kësaj sëmundje, alergji dhe probleme me sinuse

Ky problem mund të çojë në pagjumësi, lodhje dhe dhimbje koke, të cilat mund të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.

“Njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit zgjohen të lodhur pasi nuk flenë mirë. Në një afat më të gjatë, kjo shkakton depresion së bashku me sëmundje të tjera duke përfshirë obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe problemet e përqendrimit”, tha Baykal.

MUND TË JU PËLQEJNË