Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se për shkak të përhapjes së shpejt të coronavirusit, duhet marrë parasysh mbylljen e shkollave dhe ndalimin e tubimeve publike.

Ai ka kërkuar që kjo gjë të konsiderohet sa më shpejt.“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani.

Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në ‘Facebook’.

Në Kosovë ende nuk është shëruar ndonjë rast me coronavirus dhe deri më tani janë testuar 42 persona që kanë rezultuar negativ.

Kurse, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dje ka konfirmuar se dy persona janë prekur nga Coronavirusi në Shqipëri.Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që shkollat të mbyllen për dy javë.Mbi 100 mijë persona në botë deri më tani janë prekur nga ky virus.

MUND TË JU PËLQEJNË