Çokollata e ngrohtë është zgjidhja ideale për të ëmbëlsuar gjatë ditëve të ardhshme të ftohta.

Me shtimin e aromave të ndryshme, do të merrni një pije të shijshme. Mund të jetë çokollatë e bardhë, e zezë, e trashë, e hollë, me ose pa krem, ​zgjedhja mbetet e juaja, dhe cilido variant që ju zgjidhni nuk do të shkojë keq, ndërsa mbi të gjitha kjo preferohet më shumë sepse jeni duke e bërë në shtëpi dhe është më e shëndetshme.

Përbërësit e nevojshëm:

1 litër qumësht

7 lugë sheqer

1 qese puding me çokollate

50 g çokollatë për gatim

Pak kripë

Nëse dëshironi akoma mund të shtoni kanellë, rum, lëvore portokalli.

Mënyra e përgatitjes:

Në 100 ml qumësht përzieni sheqerin, kripën, pudingun. Ziejeni qumështin e mbetur me çokollatë dhe shtoni pudingun pasi të vloj.

Gatuani për 3 minuta me përzierje të vazhdueshme, pastaj derdhni në gota, shtoni sipër kremin nëse dëshironi dhe shërbejeni menjëherë.

MUND TË JU PËLQEJNË