Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë.

Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë.

Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë.

E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave.

Vetitë që i posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë jua përmirëson vëmendje, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Frontiers in Nutrition”. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË