Po rikthehet këngëtari Gjon Karrica, që njihet për projektet e tij interesante dhe shpesh kundërthënëse.

Karrica është nga ata personazhe që tërheq gjithmonë shumë vëmendje, kjo për shkak të përmbajtjes artistike, teksteve të guximshme dhe stilit karakteristik.

Karrica bëri një pauzë në skenën muzikore, duke lënë hapsirë për shumë thashetheme. Vetë këngëtari asnjëherë nuk e pa të udhës të tregoj se pse u tërhoq nga muzika.

E, tani po kthehet, edhe atë në stilin e tij. Kjo vërëhet që nga titulli i këngës, që është provokues. Kënga e re e Gjon Karrices titullohet “Kur*va”.

Në rrjetin social Instagram, Karrica, i njohur edhe si Lugati, ka treguar se projekti i tij i ri lansohet në Youtube këtë të diele.

Publiku është kurioz për të dëgjuar dhe parë atë çka ka “gatuar” Lugati këtë herë.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË