Të dyja të famshme reja me vjehërr arrijnë që të marrin gjithmonë vëmendjen e mediave rozë me anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Në këtë periudhë, ku Shqipëria po kalon kohë të vështira për shkak të tërmetit, janë solidarizuar të gjithë duke përfshirë edhe fytyrat publike që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja Learta përmes një postimi në “Instastory”, ka vendosur një fotografi ku shihet vjehrra e saj këngëtarja e famshme shqiptare Shyhrete Behluli, me mbishkrimin “Si gjithmonë pranë popullit”.

Me anë të këtij postimi Learta e ka bërë të ditur se edhe këngëtarja tashmë është bërë pjesë e iniciativës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë, dhe që si çdo herë ajo është pranë popullit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË