Martesa e Albatritit ende është një kujtim i mrekullueshëm për familjen Muqiqi.

Këngëtari i njohur ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë në vitin 2016 me bukuroshen Egzonë, e cila cilësohet si një ndër nuset më të bukura në estradë, shkruan “Kosovarja”.

Pikërisht në këtë datë është martuar çifti i njohur, e këtë ndjenjë me shumë nostalgji e ka kujtuar sot nëna e Albatritit përmes një fotografie që lëshuar në Instagram.

Për Meritën pa dyshim që Egzona është një nuse e përkyer, duke ia plotësuar dëshirat e vjehrres me traditat e zakonet shqiptare.

Theksojmë, dyshja jetojnë të lumtur përkrahë personave të familjes dhe tashmë janë prindër të tre fëmijëve. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË