Pikërisht për ata të cilët për këtë shkak dalin jashtë shtëpisë, revista javore gjermane Spiegel ia ka kushtuar një tekst kësaj teme se cilat mjete transporti është më mirë të përdoren në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Transporti publik urban sigurisht nuk është zgjidhja më e sigurt.

Aty gjithashtu ekziston edhe rreziku nga bartja e mundshme e virusit me prekje, nëpërmjet shufrave për mbajtje, dorezave të dyerve, tasteve për hapje të dyerve, si edhe vetë dyert.

Vetura gjithsesi është zgjidhja më e sigurt, por edhe tek ajo mund të ketë problem, nëse në një veturë udhëtojnë më shumë njerëz.

E vetmja gjë që mbetet është – biçikleta.

Çiklistët jo vetëm që gjatë vozitjes janë në distancë të sigurt nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, por janë edhe shumë më pak të ekspozuar rrezikut që të infektohen me prekje të sipërfaqeve të ndryshme.

Veç kësaj, biçikleta është mjet i sigurt i transportit edhe për të tjerët, në rast që a i cili vozit është i infektuar.

Coronavirusi shkakton probleme respiratore, andaj vozitja e biçikletës madje mund të ndikojnë në mënyrë preventive në sëmundjet e mushkërive.

Ata të cilët vozitin rregullisht biçikletën, madje edhe në ritëm të ngadaltë, mund të ulin presionin e tyre të gjakut, nëse vuajnë nga hipertensioni. Ndërkaq ajo, sërish, zvogëlon mundësinë e sëmundjeve nga pasojat e rënda të infeksionit me coronavirus.

MUND TË JU PËLQEJNË