Motrat Mustafa janë një nga emrat në skenën muzikore, të cilat i kanë qëndruar goxha mirë skenës me këngët dhe performancat që gjithmonë kanë sjellë.

Së pari ishin vetëm Safetja dhe Sahidja të cilat u paraqitën me talentin e tyre, por viteve të fundit iu bashkëngjitën edhe 4 motrat tjera.

Kjo po që bëri, që me paraqitjen e tyre të bëjnë bujë, dhe të ndezin të gjithë publikun me vokalin e tyre të jashtëzakonshëm.

Kohëve të fundit, i kemi parë duke punuar fort në profesionin që kultivojnë, pasi që jemi në prag të vitit të ri.

E këtë na ka dëshmuar edhe Lulja, “sugarica” e tyre, e cila ka postuar një video në Instagram, tek sa shihej se ishte duke inçizuar në studione saj,  një nga këngët, që pothuajse ka qenë një top hit para disa viteve.

Me saktë, fjala është për këngën e Shqipe Kastrati, e cila titullohet “Këngën ty që ta këndova”.

Kjo këngë jo vetëm që bëri bujë e u rendit në top hitet më të mira, por mesa duket vazhdon të sjellë nostalgji kohë pas kohe, duke bërë që edhe këngëtarët tjerë ta këndojnë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË