Adelina Ismaili vlerësohet si diva e muzikës shqiptare, e cila përkundër viteve të saj në karrierën muzikore, akoma po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga mediat rozë.

Adelina mbetet ndër femrat më të bukura shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Është ndër të parat që ka thyer tabutë qysh në vitet e 90 -ta duke paraqitur stilin e yjeve botërore, qysh në atë kohë.

E ndonëse kanë kaluar vite që nga fillimet e para të karrierës së saj muzikore dhe megjithëse është bërë nënë, ajo ende po mahnitë me bukurinë dhe linjat trupore.

Ndërkohë stilin e saj po e pëlqejnë edhe yjet botërore, madje po e kopjojnë atë. Adelina ka bërë një krahasim mes saj dhe këngëtares së njohur botërisht për stilin unik që ka.

Bëhet fjalë për Rihanna-n, këngëtarja e cila së fundi është fotografuar në një fustan të shkurtër të zi prej lëkurem, në të cilin duket shumë tërheqëse.

E pikërisht në fustan të ngjashëm Adelina është shfaqur para shumë muajve në videoklipin e këngës “Çikat” që e ka realizuar me reperen e njohur Rina.

Këngëtarja ka potuar të dy fotografitë, ku analizuar sipas muajit del të jetë se ajo ishte e para që e kishte veshur.

Dy femra të bukura, të suksesshme dhe mjaftë të pëlqyera nga publiku po del të kenë edhe shije të njejtë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË