Cila grua do donte një bashkëshort të tillë?💑😊💕

Nëse e keni, keni arsye për të qenë të lumtura.😍

Nëse e keni, keni arsye për të qenë mirënjohëse.🤗

Sipas specialistëve shumica e martesave përfundojnë me divorce pikërisht për një arsye ndoshta për dikë absurde: mosmirënjohja.🤔
Me kalimin e kohës çiftet harrojnë të vlerësojnë gjërat e vogla, harrojnë që të gjithë kemi nevojë të ndihemi të vlerësuar, harrojnë që një faleminderim çdo ditë ndihmon çiftet të kalojnë një jetë të këndshme dhe të ndihen deri në fund të jetës të plotësuar me njëri-tjetrin.
Nëse si femra vlerësojmë gjërat, që bën bashkëshorti për ne, sado të vogla qofshin ato, na ndihmon psikologjikisht të shohim ato gjëra që me gjithë mend kanë rëndësi dhe nuk fokusohemi tek të metat, të cilat çdo burrë i ka.
“Bashkëshorti është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde, prandaj bëji një favor vetes dhe falenderoje për gjithçka ai bën për ty”, shkruan R. Castro.

Cilat janë pikat kryesore që duhet të vlerësojmë tek bashkëshorti?

Kur ka besim të plotë tek ty.

Kur ai është besnik. Nuk të fsheh asnjë gjë dhe nuk të jep arsye se po fsheh diçka.

Kur i njeh shijet e tua. E di cila çokollatë të pëlqen, cili parfum, cilat filma, libra, cilat janë hobet e tua.

Kur të jep kohë të jesh vetëm, sa herë ke nevojë. E ka të qartë që ke nevojë të shkosh në floktore, në kinema me shoqet, të bësh diçka ndryshe me miqtë e tu dhe nuk krijon skena xhelozie.

Mban mend përvjetoret apo ditët e veçanta që kanë lidhje me ty.

Kur të ndihmon të ndihesh mirë me veten. Të ndihmon të ndihesh më konfidente me veten, me sjelljen, me trupin tënd dhe nuk të lejon të urresh veten për X gabim, sjellje, investim…
Kur qeshni bashkë.

Kur me fjalët dhe sjelljet e tij të bën ta marrësh jetën më lehtë, (shpesh ne femrat dimë ti komplikojmë gjërat.)

Kur të ndihmon me punët e shtëpisë apo me gatimin.
Kur gjen fjalët e duhura kur të kap trishtimi. Nuk do të të shohi të mërzitur dhe bën gjithçka që ti të ndihesh mirë.

Kur adhuron buzëqeshjen tënde dhe do të të shohi çdo ditë të qeshur.
Kur vlerëson shumë ndjenjat e tua për të.

Kur ti si femër e ndjen që je dashuria e jetës së tij.
Dhe tani shko e shijoje jetën në çift se nuk i dihet nëse nesër do të jepet mundësia ti tregosh që ai është bota për ty./shpresarupar.com

MUND TË JU PËLQEJNË