Faktet janë kundër jush. Rreth 80% e popullsisë vuajnë nga dhimbja e shpinës së paku një herë në jetën e tyre.

Nëse jeni në këtë grup njerëzish duhet të ndryshoni mënyrën se si flini, për të shmangur dhimbjet e shpinës.

Bright Side ka një udhëzues të thjeshtë që do t’ju tregojë se si të provoni pozicione të ndryshme të gjumit në varësi të dhimbjes së shpinës:

Në shpinë

Fjetja në shpinë, e përhap peshën tuaj në mënyrë të barabartë mbi çdo pjesë të trupit. Në këtë mënyrë, ju vendosni më pak presion në zona të lokalizuara si qafa juaj. Ky pozicion lidh edhe shtyllën kurrizore me organet e brendshme. “Hilja” është të shtoni një jastëk për të mbështetur qafën tuaj dhe një tjetër për të mbështetur gjunjët, pasi kjo gjë do t’ju ndihmojë në mbajtjen e kurbës natyrore në shtyllën kurrizore.

Dhimbje në shtyllën kurrizore

Ky është një pozicion i mirë gjumi për njerëzit që zakonisht flenë në bark dhe është e vështirë për ta që të bien në gjumë në një pozicion tjetër. Shtoni një jastëk nën barkun tuaj, por sigurohuni që të jetë i hollë. Ky truk do të zvogëlojë presionin në shpinë. Nuk keni rezultate? Hiqni jastëkun nën kokë.

Dhimbje në fund të shpinës

Kur flini në njërën anë, ju e detyroni shpinën të flerë në një pozicion jo të natyrshëm, duke shtuar peshë shtesë në fund të shpinës. Është më mirë të përkulni gjunjët pak lart dhe të vendosni një jastëk mes tyre.

Dhimbja e mesit

Nëse vuani nga dhimbjet e mesit, fjetja në pozicion të shtrirë mund t’ju ndihmojë. Vendosni disa jastekë prapa krahëve dhe qafës për të krijuar mbështetje të mjaftueshme për t’u përshtatur për lakimin natyror. Për rehati shtesë, vendosni më shumë jastëkë nën gjunjë dhe këmbë.

MUND TË JU PËLQEJNË