Shkenda Dubova pothuajse ka qenë top lajm i këtyre ditëve.

Kjo pasi që ajo me miket e saj më të ngushta, Arbnora Ademaj dhe Aida Trokaj, kanë marrë një destinacion, duke udhëtuar drejt Tajlandës.

Bukuroshet në fjalë, siç duket nuk kishin mund ta përballonin të ftohtit që ka kapluar vendin tonë, pasi që kishin zgjedhë edhe këtë vend përrallor, me temperatura të larta.

E që janë mjaft të lidhura me njëra tjetrën, na ka dëshmuar sot më së miri Shkenda, e cila ka publikuar një fotografi të Aidës, në llogarinë e saj.

“Vajza ime e ëmbël”, kishte shkruar ajo mbi foto.

E natyrisht, Aida nuk kishte mundur ta lëshontë këtë mundësi, duke u paraqitur me një pozë mjaft provokative. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË