Dashi
Në vitin 2020 Karma do të reagojë pozitivisht në favorin tuaj, duke ju dhuruar një qetësi të pazakontë që do t’ju japë mundësi të rriteni dhe të ndiheni rehat me jetën tuaj dhe të ardhmen tuaj.

Demi
Një fillim viti i vështirë, sidomos për shkak të disa keqkuptimeve sentimentale. Por në momentin që do të filloni të zgjidhni dyshimet, do ta shijoni 2020-ën në paqe dhe qetësi.

Binjakët
Nxitimi dhe padurueshmëria janë dy fjalë që do t’ju përshkruajnë në perfeksion. Në vitin 2020 Karma do t’ju japë disa leksion të rëndësishme që në fillim do ta keni të vështirë t’i pranoni. Por dalëngadëlë do të filloni të ndiheni më të kënaqur.

Gaforrja
Ju pret një 2020 pozitive për sa i përket dashurisë. Karma do t’ju dhurojë shumë kënaqësi në nivel ndjenjash personale: më në fund mund të korrni frytet e mbjella me pasion dhe përkushtim.

Luani
Së fundi ndiheni se jeni duke humbur rrugën, por duke nisur nga javët e para të vitit 2020, Karma do t’ju tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Do të mësoni të shfrytëzoni më mirë energjitë tuaja dhe kuptoni që optimizmi është përbërësi sekret për suksesin.

Virgjëresha
Të dilni nga zona juaj e rehatisë nuk është apak e lehtë. Pikërisht për këtë, misioni që Karma ka rezervuar për ty, nuk është i lehtë për t’u mirëkuptuar. Mos u dekurajo, për tyë është një mundësi e madhe që do të të japë mundësinë të realizosh ëndrrat.

Peshorja
Karma do të të dhurojë në vitin 2020 ekuilibër dhe stabilitet. Me pak fjalë, gjithçka që dëshiron për të jetuar i qetë dhe i lumtur. Kujdes nga pavendosmëria: mund të të mashtrojë në disa raste.

Akrepi
Karma është gati të të dhurojë shumë gjëra në këtë 2020 që ende s’ka ardhur. Mos u habitni, përkundrazi, priteni atë që do të vijë me vetëdijen se do të keni pranë shumë njerëz që ju duna.

Shigjetari
Një 2019-ë e vështirë dhe stresuese do t’i hapë rrugën një 2020-e më të lehtë. Do të keni mundësinë të prisni rezultatet për të cilat po punoni prej kohësh. Lejojeni zërin tuaj të brendshëm t’ju udhëheqë.

Bricjapi
Në vitin 2020 Karma do t’ju dhurojë besim dhe lumturi. Të dyja do t’ju bëjnë më pozitivë, duke nxjerrë në pah edhe anën tuaj romantike.

Ujori
Karma është gati t’ju japë një leksion jete: Në vitin 2020 do të gjendeni përballë disa situatave që do t’ju vënë tmerrësisht në siklet. Por në fund do të mundësojë të jetoni një realitet përfundimisht më të mirë.

Peshqit
2020=shanse. Shijojini surprizat që janë rrugës dhe do të mësoni të jeni më pak të varur nga personat e tjerë. Pavarësia do të jetë një çmim që duhet ta menaxhoni me qetësi.

MUND TË JU PËLQEJNË