Sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit e moshës së mesme e kanë më të vështirë të humbasin shtresat rreth barkut, si burra ashtu edhe gra. Edhe ata që në moshë të re ishin të dobët, në moshën e mesme mund të zgjerohen në mënyrë drastike si pasojë e hormoneve.

Në vitet tridhjetë, niveli i hormoneve në trup ulet. Kjo është arsyeja pse metabolizmi fillon të punojë ngadalë dhe sa më i ngadalshëm është, njerëzit trashen më shumë.

Trupi djeg më pak energji dhe ruan më shumë yndyrë. Studiuesit zbuluan se kjo në një mashkull dhe femër mesatare shton 450 deri në 900 gramë çdo vit, nga 35 deri në 55-vjeç.

Një nivel i lartë i testosteronit është përgjegjës për mbajtjen e dukjes së hollë kur ata janë më të ri.

Kjo ndodh pasi ky hormon mashkullor lidh indet e yndyrës dhe i hedh ato nga trupi dhe nuk i ruan rreth belit. Ndihmon në ndërtimin e muskujve, përshpejtojnë metabolizmin dhe zvogëlon rrezikun e diabetit, pasi mban ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Por, pas moshës 30-vjeç, niveli i testosteronit në mënyrë natyrale fillon të bie, duke ndikuar në grumbullimin e yndyrës rreth stomakut, gjë e cila nuk është vetëm probleme estetik, por edhe shëndetësor, pasi që rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

Trupi femëror ka një ekuilibër të butë midis progesteronit dhe estrogjenit gjatë jetëgjatësisë pjellore. Dihet se një nivel më i lartë i estrogjenit rrit formimin e indeve të yndyrës. Në gratë e reja, niveli i të dy hormoneve është i njëjtë. Por që nga mosha 35-vjeç, nivelet e të dy hormoneve reduktohen, gjë që përfundimisht çon në menopauzë.

Megjithatë, niveli i progesteronit zvogëlohet më shpejt, gjë që shkakton formimin e depozitave të yndyrës rreth belit. Një rënie në nivelet e hormoneve çon në një rënie në masën e muskujve si në burra ashtu edhe në femra. Pasi që indi i muskujve është një nga konsumatorët kryesorë të glukozës në trup, vjen deri te humbja e kalorive të tepërta, gjë që çon në akumulimin e depozitave të stomakut.

MUND TË JU PËLQEJNË