Fëmijët nuk e forcojnë martesën. Aty ku ka një martesë të mirë, ajo mund të bëhet edhe më e mirë me fëmijët. Aty ku martesa nuk është e mirë, me fëmijët bëhet edhe më e keqe.

Martesat stabile janë stabile pavarësisht se sa fëmijë ka. Do të thotë, fëmija është pikërisht i tillë siç është edhe martesa.

Çfarë ndikon që fëmija të zhvillohet gabimisht është mungesa e ngrohtësisë, sigurisë dhe autoritetit tek vetë prindërit. Sepse nëse fëmija është vërtetë i paaftë në fillim, nga kush do ta marrë atë impulsin e parë drejt sigurisë dhe kujdesin nëse jo nga prindërit. Ai nuk ka asnjë kriter tjetër për vlerën e tij përveç pranimit që e merr nga rrethi më i ngushtë.

Fëmija i vetëm, e pranon në lojë fëmijën e dytë ashtu siç ky i fundit është. Fëmija për fëmijën është thjesht fëmijë. Të rriturit e shohin njëri-tjetrin ashtu siç do të donin të ishin, apo siç do të donin të ishin ata vetë, e duke qenë se e bindin veten (nëse e bindin) se njerëzit nuk janë të tillë, ata i kritikojnë, me një fjalë, rrefuzojnë t’i pranojnë si të barabartë në lojën e të rriturve, t’i pranojnë ashtu siç janë në të vërtetë.

Fëmijës së vogël më shumë se kurdoherë i nevojitët vëmendje, shoqëri, mbrojtje, kurajo morale dhe dashuri. Supozimi është se dashuria në fakt lind në periudhën e hershme të jetës, kur fëmija të ndjejë se nevoja e tij për siguri është relativisht e përmbushur dhe parasegjithash, nga ana e nënës e cila në gjithë këtë i investon ndjenjat e saja vetëmohuese. – thotë Vladeta Jerotic, neuropsikiatër dhe psikoterapeut./supergrate.net/

MUND TË JU PËLQEJNË