Nëse muslimani sëmuret dhe nuk mundet të agjërojë apo agjërimi i sjellë vështirësi atij në këtë rast ai nuk agjëron, por pasi të shërohet i zëvendëson ditën e lëna.

Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar në suren “El-Bekare”:

“Muaji i Ramazanit, në të cilin është zbritur Kurani: udhëzim për njerëzit, plot me prova të qarta udhëzimi dhe kriter. Kushdo nga ju që e arrin këtë muaj, ta agjërojë atë.

Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim.

Plotësoni ditët e agjërimit dhe madhëroni Allahun për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni”.

MUND TË JU PËLQEJNË