Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.

“Taksa nuk është mirë të largohet. Po gabon rëndë”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.

Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë.

“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.

MUND TË JU PËLQEJNË