Çifti i famshëm më në fund duket se kanë gjetur paqen.

Po duket sikur tensionet mes ish çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie po ulen.

Aktori 55 vjeçar i filmit “Once Opon a Time in Hollywood” do t’i kalojë pushimet e verës me gjashtë fëmijët e tij – informacion i dhënë nga një burim që foli për The Sun.

Megjithëse ndarja e palëve ka qenë me mosmarrëveshje dhe grindje, Jolie thuhet se ka arritur që Pitt-it t’ia ofrojë mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, gjë që është një ‘hap i madh’ për ish çiftin dhe pasardhësit e tyre.

“Angelina do të kalojë shumë kohë gjatë pushimeve të verës duke qenë pjesë e filmave, “Those Who Wish Me Dead “, kështu që ajo ka vendosur t’ia lë Bradit kujdesin për fëmijët” -ka zbuluar një burim i afërt.

Kujtojmë se së bashku, çifti ndan gjashtë fëmijë Maddox 17 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 14 vjeç, Shiloh 13 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox 10 vjeç.

Edhe në jetën jashtë filmit çifti duken si në rolet në filmin “Mr And Mrs Smith”

Marrëveshja verore e çiftit vjen pasi Brad njoftohet se i dha Angelinës një ultimatum për të nënshkruar letrat e divorcit, duke e akuzuar atë për zvarritje dhe zgjatje të procesit.

Aktori dyshohet se i inkurajonte avokatët e tij që t’i kërkonin gjyqtarit të finalizonte një afat kohor për Angelinën për të nënshkruar letrat dhe për të vendosur një gjobë të rëndë nëse nuk arrin ta bëjë këtë.

Në muajin prill, u raportua se gjykatësi John Ouderkirk zgjati çështjen e gjykatës Brad dhe Angelina deri më 31 dhjetor 2019.

Angelina dhe Brad u takuan në grupin e filmit 2005 “Mr And Mrs Smith”, dhe u martuan në vitin 2014-të në Francë. Në vitin 2016-të ajo paraqiti kërkesën për divorc.

MUND TË JU PËLQEJNË