Nga ndarja në ribashkim – Cardi B dhe Offset janë parë së bashku duke pushuar në Porto Riko vetëm pak ditë pasi Offset publikisht e luti që të ribashkohen.

Çifti ishte mjaft i lumtur duke buzëqeshur në momente interesante së bashku.

Dëshmitarë okularë kanë treguar për TMZ se ata janë sillur si çift dhe duket se janë ribashkuar.

Cardi ishte në Porto Riko për performancën e saj në San Juan, kurse Offset ishte afër saj.

Reperi i Migos ishte parë duke u larguar nga prapaskena pasi që e pa performancën e bashkëshortes së tij.

Nuk është e qartë nëse Cardi e ka ftuar Offset, por faktë është se marrëdhënia e tyre po rregullohet.

Ajo konfirmoi ndarjen më 4 dhjetor, pasi që u zbuluan bisedat e Offset teksa tradhtonte reperen për të bërë treshe me femra tjera.

Offset dhe Cardi B kanë një vajzë së bashku.

 

MUND TË JU PËLQEJNË