Reperi shqiptar, Capital T ka uruar humanistin, Halil Kastrati për ditëlindje.

Përmes një postimi të publikuar në InstaStory, Capital T zgjedh fjalë të veçanta për ta uruar humanistin, Kastrati.

“Urime ditëlindja e faleminderit për krejt t’mirat që i bon për këtë popull Halil Kastrati”, ka shkruar ai.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka premtuar se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth katërqind banesa si dhe do të ndërtohet një shtëpi e pleqve në Suharekë.

Përndryshe, Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ deri më tani ka ndërtuar mbi katërqind shtëpi për familjet në nevojë.

E një bashkëpuntor i ngushtë i Halilit është edhe reperi shqiptar, Capital T. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË