Viti 2019 thuajse ishte i dedikuar për Butrint Imerin, ishte aq i bujshëm me suksese saqë vlen të mbahet mend, për arsye se nuk munguan këngë e bashkëpunime të shumta nga ai.

Me ritmin e njëjtë, Butrinti po vazhdon edhe në 2020-tën, bashkëpunimi i tij me Ermalin duke përpunuar këngën e këtij të fundit ‘Për një dashuri’ u mirëprit shumë mirë nga fansat, shkruan “Kosovarja”.

Butrinti është i përfolur shumë edhe sa i përket jetës private, lidhjet e tij me fytyra publike kanë bërë bujë mediatike.

Ndryshe këngëtari është edhe i favorizuari i thuajse të gjitha vajzave, e kjo gjë mund të vërehet edhe në ambientet e mbrëmjet ku ai këndon, aty ku rrallë të zë syri ndonjë mashkull.

Ja shikojeni dhe vlerësojeni edhe ju situatën në të cilën ndodhet jo pak herë Butrinti, që natyrisht nuk e ka të lehtë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË