Diçka e pazakonshme, por ia qe edhe mund të ndodhë, në qytetin Pejës një burrë ka vendosur ta shesë datën e rezervimit të restorantit, si duket i ka dështuar dasma.

Përmes një njoftimi të pazakontë, përmes Facebook’ut, në një faqe që shërben për të blerë dhe shitur online, ky qytetar u mundua të gjente ndonjë çift për t’ia blerë datën e martesës, pasi që të veten e kishte anuluar.

Data ishte 22 korrik, derisa për këtë ai tha se ka parapaguar 500 euro.

MUND TË JU PËLQEJNË