Mjekra ka qenë prej vitesh një nga atributet më atraktive të burrave. Pa dyshim kjo veçori estetike është një sinonim i forcës, madje dhe i fuqisë. E gjatë, e shkurtër, katrore, drejtkëndore ose rrethore, pak rëndësi ka forma…Ka shumë karakteristika që i dallojnë burrat, por një i veçon më së shumti: mjekra!

Një studim i botuar në revistën shkencore “Evolucioni dhe sjellja njerëzore” thotë se tendenca e burrave për të rritur mjekrën, krijon tek ta një ndjenjë të vetëvlerësimit.

Sipas këtij studimi, 47% e burrave me mjekër janë më të besueshëm. Mjekra i bën ata më të sigurt dhe i bën të ndërveprojnë më shumë me njerëzit, sidomos me gratë, ata ndjehen më tërheqës sepse e dinë se karakteristika e tyre është shumë popullore. Përkundër këtij rezultati, shumica e grave ende preferojnë një burrë me mjekër, sepse ndihen të mbrojtura dhe të sigurta.

Në të kundërt, 44% e grave që morën pjesë në studim thanë se nuk ishin tërhequr nga meshkujt me mjekër sepse mendonin se ishte anti-higjienike. Gjithsesi, mjekra është tendenca e momentit dhe meshkujt që e rrisin atë janë në masë. Ata mbeten tërheqës apo jo?

MUND TË JU PËLQEJNË