Mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur në publik me emrin ‘Burdushi’ është sjellë sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit në seancën gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm (sekuestrimin) të pasurisë.

“Sot nuk jemi të gatshëm për gjykim, asnjë nga 3 avokatët e mi nuk do të vijnë në shqyrtim, sepse më thanë që janë në bojkot”, këshut ka deklaruar në fillim të seancës Hysri Peqani.

Ai në Gjykatë është paraqitur duke mbajtur në kokë një kapele të bardhë.

Siç raporton gazetari i KALLXO.com, seanca nuk është mbajtur, pasi që avokatët e Burdushit nuk janë paraqitur në seancë për shkak të bojkotit nga ana e avokatëve.

Ndryshe sot pritej të mbahej seanca gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm( sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

MUND TË JU PËLQEJNË