Për një mëngjes të lehtë dhe të shëndetshëm provojeni për ta gatuar këtë recetë dhe për ta provuar shijen e mrekullueshme të saj.

Përgatitja e kësaj recete zgjatë 90 minuta dhe shërbehet për 6 persona.

Ajo çka ju nevojitet janë këto përbërës: 2 mollë, 2 gota miell, 2 vezë, 1/2 filxhan gjalpë, 1 filxhan sheqer, 1 lugë çaji sodë buke, 1/2 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji kanellë, 1/2 lugë çaji karafil.

Përgatitja: Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius. Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.

Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë. Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.

Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur. Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.

Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes.

MUND TË JU PËLQEJNË