Përbërësit

600 gr banane

150 gr çokollatë e zezë

150 gr tërshërë

220 gr gjalpë

15 gr kakao

3 lugë gjelle mjaltë

100 ml ujë

Udhëzimet

Hapi 1

Hidhini në blender të gjithë përbërësit përpos 50 gr çokollatë.

Hapi 2 

Miksojini derisa të fitoni një masë të trashë homogjene.

Hapi 3

Pastaj shtojani edhe çokollatën e ndarë anash dhe brumin e fituar zbrazeni në kallëp të zakonshëm buke të lyer me yndyrë.

Hapi 4

Piqeni për afro 35 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Hapi 5 

Pastaj largojeni nga furra e lëreni të pushojë edhe 10 minuta të tjera.

Hapi 6 

Shërbejeni!

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË