Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë”, ka fituar sonte çmim special në festivalin e filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

Pjesë e këtij filmi është edhe artisti i njohur, Fatmir Spahiu, i cili bashkë me ekipen realizuese po qëndron në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Pas marrjes së çmimit, aktori i njohur si ‘Bufi’ ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi ku shihet duke festuar suksesin me një pije në dorë.

“Shneta e para, gëzuar”, ka shkruar Bufi në foton e publikuar nga goEast Film Festival që mbahet në Gjermani. /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË