Fatmir Spahiu i njohur me nofkën “Bufi” është aktori i preferuar i shumë brezave. Ai njihet për personazhet e tij kryesisht humoristike që bëri për vete publikun, shkruan “Kosovarja”.

Aktori është aktiv në rrjetet sociale ku ndiqet nga një numër i madh njerëzish që i përcjellin aktivitetet e tij.

Talentin e tij e shfrytëzon edhe për të bërë reagime e statuse satirike për situata të caktuara në Kosovë.

Sa i përket jetës private aktori është i martuar me Zanën me të cilën kanë dy fëmijë, djemtë Lisin dhe Malin.

Çifti njihen për raportet e shkëlqyera mes vete që kanë krijuar përgjatë këtyre viteve martesë.

E sot për Fatmirin e Zanën është një ditë e veçantë, çifti po festojnë 15 vjet bashkë.

Për dallim nga të tjerët “Bufi” ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta uruar bashkëshorten.

Ai ka preferuar që fjalët e bukura t’ia thotë live, derisa ka thënë se nuk është që nuk di të bëj dedikime.

“15 vjet bashk, e kesi far gjanash… (dedikimet di me i shkru ma mire por kam qef live me i thane 😜)”, shkruan ai krahas dy imazheve të bukura me Zanën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË