Për ju që jeni zgjuar vonë, ka gjithmonë zgjidhje e për këtë vjen një ide fantastike me bukë të nxehta.

Është blogerja e njohur në Instagram, MeJehonën, që ka publikuar një recetë të thjeshtë, por super të shijshme të një sandëichi me bukë “Brotchen”.

Si të bëhet përgatitja e Brotchen të pjekura me vezë dhe proshutë?

1. Paketim Bukë Brotchen (6 bukë në pako, është produkt i brendit francez Bonjour).

2. Bukëve u largohet pjesa e sipërme me thikë (si kapelë)

3. Të shtypet në mes pak tuli.

4. Të vendoset një fetë proshutë dhe hidhet nga një vezë

5. Spërkatet me kripë dhe futet në furrë që të piqet për 12 minuta.

6. Shoqërojeni me domate, djath dhe spërkateni me majdanoz të freskët e piper të zi.

Ku të gjendet buka Brotchen?

Buka Brotchen është bukë në kuadër të brendit francez Bonjour që vjen për çmim ekskluziv të pakos prej 69 cent.

Kjo prodhohet nga Premium Bakery dhe ajo piqet në temperaturë 200-220 shkallë.

MUND TË JU PËLQEJNË