Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, ka nisur një jetë të re në krahët e Patris Berishes. Çifti janë gëzuar edhe me një djalë, që tashmë është shndërruar në personin më të dashur e më të shtrenjtë për ta, shkruan “Kosovarja”.

Tuna e Patrisi po jetojnë në Prishtinë në shtëpinë e tyre. Bashkë me ta është edhe dado nga Filipinet.

Këngëtarja tashmë i është kthyer skenës muzikore dhe hiti i saj i momentit është kënga “Maria” në bashkëpunim me Seven Saraçin, këngë kjo që po vazhdon të dëgjohet nga audienca, shkruan “Kosovarja”.

Në prag të festës së vitit të ri, këngëtarja atraktive ka realizuar një set fotografik shumë të bukur. Ajo dhe i biri duken mjaftë festiv dhe përmes fotove zbulohet pak nga shtëpia e këngëtares së njohur./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË