Ylli televiziv, Kylie Jenner ka mbushur 22 vjet.
Por, festa e saj e ditëlindjes ka nisur ditë kur ajo udhëtoj drejt Italisë së bashku me të dashurin, Travis Scott dhe familjen e saj të famshme.
Nga Italia, sot Kylie ka publikuar disa fotografi nga festa që ka filluar për ditën e saj të veçantë.
E veshur në një fustan të shkurtë ngjyrë rozë dhe e rrethuar me lule, Kylie shkëlqente nga bukuria dhe lumturia.
Ndryshe, edhe pse e re në moshë ajo është nënë e një vajze ndërsa kohë më parë u zgjodh miliarderja më e re në botë.