Edhe Sahide Mustafa është ndër emrat me influencë në botën e shoëbizit.

Ajo së bashku me motrën e saj Safeten ka vite që publikut i dhurojnë këngë e hite të panumërta, shkruan “Kosovarja”.

Është e rrallë që në familjet e këngëtarëve të mos e trashëgojnë talentin për këndim dikush prej fëmijëve.

Në shtëpinë e Safetes rrugëve të nënës ka shkuar vajza e saj Elsa. Kurse në atë të Sahides vajza e saj Redola.

E kjo e fundit, sot ka festuar ditëlindjen ku nuk kanë munguar urimet e shumta për të.

Ajo që mori vëmendje në radhë të parë ishte paraqitja mbresëlënëse e Redolës, e më pas edhe vendi madhështor i ceremonisë së ditëlindjes.

E veshur në fustan të kuq, në një ambient ku mbizotëron e kuqja Redola me bukurinë e saj e bëri mbrëmjen akoma më magjike./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË