Ndonëse shumë pak është zbuluar mbi ceremoninë e martesës së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços së fundmi kemi arritur të zbulojmë pak nga festa e ”çmendur” e beqarisë të Sarës.

Së bashku me motrën dhe shoqet e saj, me një avion privat duket se ajo ka festuar në një mënyrë mjaft origjinale dhe unike.

Në fotot e postuara nga shoqja e Sarës, Sonela Lamaj, duket se shoqërueset e nuses janë veshur me xhaketa ngjyrë rozë, dhe e vetmja që dallon është pikërisht nusja me një xhaketë të bardhë pas së cilës shkruhet “Unë thashë po” dhe në xhaketat rozë të vajzave dallohet e shkruara “Ne thamë Mykonos”.

Epo duket qartë që vajzat janë argëtuar pafund në këtë festë!

MUND TË JU PËLQEJNË